Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Juventusit dhe Romës e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Vetëm para pak javëve, “Zonja e Vjetër” mposhti në “Olimpico” verdhekuqtë me rezultatin e ngushtë 1-2.

Tashmë gjithçka ndryshon, pasi ky takim është i vlefshëm për Kupën e Italisë, që padyshim është një nga objektivat e të dyja skuadrave. Takimi nis në orën 20:45, ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.