Roli i tij i njohur në filmin e famshëm “Titanic”, nuk mbijetoi dot në ujë pas fundosjes së “Titanic”. Por në jetën reale, Leonardo DiCaprio është duke u përshëndetur nga të gjithë pasi arriti që të shpëtonte jetën e një njeriu që po mbytej.

Një burim ka konfirmuar për “DailyMail” se ylli i “Hollywood”-it ishte me pushime në Karaibe muajin e kaluar. Teksa ishte në një anije në ishullin e Shën Barts, ai ka parë një person që po mbytej dhe është hedhur në det për ta shpëtuar. Ngjarja dramatike ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kur DiCaprio dëgjoi që një francez, 24 vjeç, kishte rënë nga një anije lundrimi.

Aktori 45-vjeçar ra menjëherë dakord që anija e tij duhej që të shkonte që të kërkonte për personin në fjalë. Dhe pas orëve të gjata në ujë, ata arritën që ta nxirrnin 24-vjeçarin gjallë. I gjithë ekuipazhi arriti që ta shpëtonte francezin pak para se të binte nata, e ndërsa një stuhi e madhe shiu nisi në zonë. Anija e Leonardo DiCaprios ishte e vetmja që kërkonte njeriun e zhdukur, i cili u përball me vdekjen.