Adelina Tahiri prej vitesh është një nga këngëtaret më të komentuara në media e sidomos që kur iu zbulua lidhja me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Sot Adelina dhe Serjoza janë të martuar dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, megjithatë kritikat ende nuk janë ndalur.
Së fundmi Adelina ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke pozuar në dëborë e në sy bien të brendshmet e ngritura lart, që e bën këngëtaren të duket provokuese. “Kështu është kur e ke burrrin e vjetër dhe s’e kupton Instagramin. Poston kështu fotosh”, i komenton një ndjekëse Adelinës dhe kjo e fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen. “E dashur, sa i përket burrit mos ki kaq merak. Kupton më mirë se ty dhe mua. A sa i përket fotos ai ma bëri, mos u merakos po shih familjen tënde dhe burrin tënd, mos i bëjë foto ndonjë tjetrës. Shumë dashuri për ty”, i përgjigjet Adelina.