Ylli i “Monty Python”, Terry Jones, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare.Ylli i “Monty Python”, Terry Jones ka vdekur në moshën 77 vjeç, raporton agjencia e lajmeve PA, duke cituar agjentin e tij. Jones ishte anëtar i grupit komedian britanik shumë të dashur për publik dhe ishte regjisor i filmave të njohur përfshirë “Life of Brian” dhe “The Meaning of Life.”
Ai vdiq të shtunën në mbrëmje, duke pasur afër gruan e tij, thuhet në një deklaratë të familjes së aktorit. “Gjatë ditëve të kaluara, gruaja e tij, fëmijët dhe familja e gjerë si dhe miqtë e ngushtë kanë qenë vazhdimisht me Terryn, derisa vdiq në shtëpinë e tij në Londër”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Jones ishte i njohur për një numër rolesh të ndryshme.