Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka uruar shqiptarët me një foto të familjes së saj si kartolinë për Vitin e Ri.
Spiropali shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën pranë pemës së Vitit të Ri, teksa vajza e saj Nalta i dhuron një puthje.
“Nga ne të katërt për Ju të gjithë ❤”, shkruan Spiropali, e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo ka rrëfyer më herët edhe gjininë e bebit që pritet të vijë shumë shpejt në jetë. “Fëmijët janë bekime por bashkëshorti im donte një vajzë. Unë po shpresoj që djalin ta kem timin.
Kam neps për gjëra të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave. Djali do të jetë si unë, i kripës dhe i piperit jo i të ëmblave”, u shpreh në një intervistë televizive pak kohë më parë Spiropali.