Quique Seiten është i gatshëm ta realizojë përforcimin e parë si trajner i ri i Barcelonës. Katalanasit janë shumë pranë nënshkrimit me mesfushorin, Matheus Fernandes nga Palmeiras. Sipas asaj që raportojnë “Fox Spors”, “Globoesporte” dhe “ESPN” gjiganti katalan është pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e talentit 21 vjeçar.
Klubet tashmë janë në përmbyllje të negociatave për kalimin e brazilianit në Camp Nou. Ai konsiderohet si një talent i madh dhe me karakteristika të përshtatshme për lojën e Barcelonës. Quique Setien zëvendësoi Ernesto Valverden e shkarkuar.