Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana është bërë së fundmi baba për herë të dytë. Pas djalit që mban emrin Bojken, familjes i është bashkuar vogëlushja me emrin Enkeleida. Loriku dhe bashkëshortja e tij italiane Monica vendsën t’i vendosnin vajzës një emër shqiptar.

“ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë,” shkruan Cana në rrjetet sociale. Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar, sepse kërkoi të ishte pranë bashkëshortes pas lindjes së vajzës.