Era e fortë që përfshiu vendin ka rrëzuar pemën gjigante të Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”. Pema e dekoruar për festat e fundvitit ka rënë, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe punonjësit bashkiakë.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi fatmirësisht nuk ka pasur njerëz rreth pemës në momentin e rrëzimit. Edhe çadrat e disa bizneseve në sheshin ‘Skënderbej’ janë rrëzuar duke shënuar vetëm dëme materiale.