Gjermania do dërgojë një avion ushtarak në Kinë për të kthyer në atdhe të gjithë shtetasit e saj për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit, tha Ministri i Jashtëm Heiko Mass. Rreth 100 persona do të kthehen në Gjermani, megjithëse autoritetet gjermane thonë se nuk ka dyshime për ndonje person të infektuar. Sapo të mberrijnë ata do të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe do të izolohen për 2 javë në një bazë ushtarake për t’u siguruar se asnjë person nuk është i inekfuar nga koronavirusi.
Hong Kongu konsideron mundësinë e pëerdorimit të pajisjeve elektronike për zbulimin e pacientëve me koronavirus Ndërkohë, teksa rastet e konfirmuara me koronavirus në Hong Kong ka shkuar në 12, shefja ekzekutive Carrie Lam, tha se qeveria po konsideron mundësinë për të përdorur pajisje elektronike për të testuar personat e dyshuar me virusin dhe për të bërë të mundur izolimin e tyre. Gjtë një konference për shtyp, Lam tha se këto pajisje të prodhuara në Hong Kong ishin pagatitur për t’u përdorur nga pacientët. Nga 12 rastet e konfirmuara deri më tani, 5 prej tyre janë rezident në Hong Kong dhe 7 të tjerët janë të ardhur nga Kina.