Kur vjen puna për të shpëtuar nga tërmeti të gjithë ia mbathin ‘me të katra’. Një rast i tillë është fiksuar nga kamerat e sigurisë në një supermarket në Durrës ku një burrë i trembur nga tërmeti i një nate më parë vrapon drejt derës. Ai jo vetëm që nuk e pret gruan, por e shtyn atë për të pasur rrugën e lirë dhe pa e kthyer kokën pas është i pari që del jashtë.