Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e sezonit të dytë të emisionit “Hell’s Kitchen Albania”.
Nata erdhi plot surpriza dhe e ftuar speciale ishte mamaja e shefit të kuzhinës, Renato Mekollit, e cila doli për herë të parë në ekran për hir të të birit.
Gara mes konkurrentëve ishte e fortë dhe plot emocione.
Françesko Tuku dhe Visarra Pirra u zgjodhën si dy konkurrentët finalistë, ndërsa çmimin e parë arriti ta fitonte Françesko Tuku.