A keni qeshur pafund me imitimet që Gaz Paja i ka bërë Renato Mekollit, çdo të dielë në “Portokalli”? A jeni kënaqur me çdo situatë që Renforti ka sjellë në Kuzhinën e Hallit, ku ka ftuar dhe vetë djallin? Epo bëhuni gati që sot të kënaqeni më shumë se kurrë më parë, sepse sot Gaz Paja do të vijë vetë në ferr, për t’i zënë vendin shef Renatos.

Ja ka bërë me puç. Ka ardhur i paftuar dhe i është dashur të përballet me nervin e djallit. Situatat kanë vazhduar gjatë, deri në një përplasje ekstreme. Kuzhina e ferrit ka vend vetëm për një shef. Kush do ta fitojë këtë betejë sonte? Duhet ta ndiqni në orën 21.00, në ekranin e Top Channel, në natën gjysmëfinale ku sfida do të jetë më e egër se kurrë. Do të ketë debate shumë të forta edhe mes konkurrentëve, që do të kërkojnë me çdo kusht të shpallen sot finalistë.

Kush do të mbijetojë? Kush do të shpallet sot finalist? Do ta mësoni pas pak orësh.