Era Rusi, këngëtarja e njohur shqiptare vazhdon të deklarojë se është beqare. Kur u pyet nga moderatorja Fjoralba Ponari nëse kishte në plan që të largohej nga shtëpia e prindërve këtë vit, ajo u shpreh se i ati nuk dëshironte të martohej.

Menjëherë pas kësaj, gazetari Ervin Kurti i bëri një propozim live në emisionin ‘E diell’, por nuk e priste përgjigjen.

“Babain e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati. Do vish të jetosh me mua?” – e pyeti Kurti.

“Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd? Ua, po ky!”- u shpreh Era duke shkaktuar të qeshura në studio.