Ministria e Jashtme gjermane dënoi sulmet iraniane në bazat ushtarake ku ndodhen forcat e koalicionit anti ISIS.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha sot në Twitter se: Ne e dënojmë me forcë sulmin raketor iranian në bazat ushtarake irakiane ku janë vendosur edhe forcat e koalicionit. Ne i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet në çdo hap që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Ditët e fundit kemi qenë në kontakt me të gjitha palët dhe jemi duke punuar për të ndihmuar në de-përshkallëzimin e situatës. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje.”
Gjermania ka njoftuar më herët se do të tërhiqte përkohësisht nga Iraku disa trupa.
Ministria gjermane e Mbrojtjes i tha CNN dje se rreth 35 ushtarë nga Bagdadi dhe Taji janë zhvendosur në Kuvajt dhe Jordan.