Zevendesministri i Puneve te Brendshme, Besfort Lamallari, ka dhene nje tjeter lajm te mire mbi bashkepunimin e autoriteteve shqiptare me ato gjermane ne luften kunder krimit te orgenizuar.
Lajmin e mire e jep me ane te nje postimi ne twitter Lamallari, i cili duke botuar nje lajm te mediave gjermane i cili thote se Gjermania njeh rënie të kriminalitetit dhe rekordin më të ulët në 10 vite për një kategori veprash penale, ku 1 nga 3 faktorët kyç për këtë eshte intensifikimi i bashkëpunimit me Policine e Shtetit, shkruan: ”Lajmi i mirë nuk shet!
Gjermania njeh rënie të kriminalitetit dhe rekordin më të ulët në 10 vite për një kategori veprash penale. 1 nga 3 faktorët kyç për këtë, @BMI_Bund vlerëson intensifikimin e bashkëpunimit me @PoliciaeShtetit ?? ???”