Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit me opozitën në tryezën e opozitës. Në fjalën e tij Gjiknuri, u shpreh se tashmë kemi një konsensur dhe reforma do të vijojë të punohet me ndërkombëtarët. Më tej u shpreh se objekt i punës është dhe ndryshimi i sistemit, po përjashtoi ndërkombëtarët për këtë pjesë.

“Kemi një marrëveshje mes palëve, që opozita jashtë parlamentare të përfshihet në diskutime me qëllim arritjen e një produkti të dakordësuar. Ne do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR, është ajo c’ka kemi nisur në komisionin e reformës zgjedhore. Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndrëkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë cfarë sistemi të ndjekë. Do kërkojmë ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve.

Komisioni për reformën funksionon pasi aty bëhen të gjitha diskutimet, cdo draft miratohet në komision. Opozita ka një vend në të që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore. Kemi vullnet të mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën. Maxhoranca është e gatshme të punojë, të dëgjojë propozimet e opozitës, dhe nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, do t’i pranojmë .” u shpreh Gjiknuri.