Nga Erjon Braçe/

Gjykata: Lulzim Basha, i papërdorshëm!Per ta shfajesuar nga nje akuze e rende, gjykatesi i tij ka shpallur deshmite e tij, fjalen e tij, be-te e tij, Lulzim Bashës, domethene, të papërdorshme

Nuk ka gje me te rende per nje politikan se sa nje gjykates ta shpalle fjalën e tij të papërdorshme.

Si mund te besohet ky njeri kur flet e per me teper kur ze bee, pasi gjykatesi e shpall të papërdorshëm?

Lulzim Basha e ka pranuar në një video me zë e figurë, publikisht se Nik Muzin-partneri i tij, ka marrë 500 mijë dollar nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD në Amerikë.Betohet dhe është i sigurtë per faktin dhe ligjshmerine e tij ne Amerike.

Por gjykatesi i tij thote ne vendim qe Nik Muzin nuk i ka marrë këto para.Lulzim Basha ka folur para se te flase gjykatesi.

Ndaj gjykatesi, ne baze te alibise se avokatit te Lulzim Bashes-nuk kemi paguar para per Nik Muzin, shpall të papërdorshëm Lulzim Bashën.Pra, Lulzim Basha pranon boterisht se Nik Muzin ka marre para nga shqiptaret e PD ne Amerike, gjykatesi i tij thote se deshmia e tij eshte e paperdorshme sepse se ka pyetur kush e ka folur pa leje!

Shikoni;

Kam qe dje kur lexova vendimin qe qesh me lot!Si mundet njeriu politikan te kantandiset deri ketu, te delegjitimohet sa te pranoj te jete i papërdorshëm?!Si mundet njeriu gjykates te katandiset deri ketu sa te vendose qe ate qe ti thua, deshmon, betohesh mbi te, te refuzoje ta marre parasysh?! Ky nuk eshte system drejtësie!Ky eshte llum!

Une qesh, ti e ne gjithashtu, por ky llum po thellon pabarazine para ligjit ne kete vend.E ben per politikane nga te cilet eshte emeruar, fiton imunitet permes tyre dhe, e ben edhe per kriminele pastaj!

Duhet goditur ky sistem!Pa as me te voglen brerje ndergjegjeje, zero.