Vedat Muriqi vijon me formën fantastike këtë sezon, teksa edhe pasditen e sotme ka shënuar në fitoren e Fenerbahces së tij në transfertën ndaj Gaziantep. Gjiganti i sulmit shënoi në minutën e 92-të golin e dytë, që hipotekoi edhe fitoren, teksa shfrytëzoi në maksimum pasimin e Ozan Tufan.
Ky ishte goli i 11-të sezonal për Muriqin. Gjithsesi, jo çdo gjë shkoi mirë për sulmuesin, pasi në minutën e 95-të ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 futbollistë.