Barcelona ka fituar me rezultat 1-2 kundër UD Ibiza, një fitore shumë e vështirë kampionit të Spanjës pavarësisht se ishte paraparë që të jetë e lehtë UD Ibiza i ka bërë shumë problem sot Barcelonës në ndeshjen për Kupën e Mbretit. Madje vendasit kaluan në epërsi në minutën e 9 të pjesës së parë me anë të Javi Perez.
Këtë epërsi skuadra e vogël arriti që ta ruajë deri në minutën e 72-të ku në skenë doli Antoine Griezman për të shënuar dy gola. Fillimisht ai shënoi në minutën e 72 pas asistimit të Frenkie de Jong. E kur u besua që ndeshja do të shkon në vazhdime, ishte Griezmann që doli përsëri në skenë. Ai mori një top të mirë nga Jordi Alban dhe kaloi në avantazh Barcelonën në 1-2.