Mohamed Salah ka shënuar sot një gol në minutat shtesë të ndeshjes kundër Manchester United. Por, goli i tij kishte shumë ngjashmëri me golin e Xherdan Shaqirit kundër Serbisë, të cilin ai e shënoi në Botërorin Rusia 2018. Për dashamirët e futbollit, goli i Mohamed Salah sonte kundër Manchester United ia ka kujtuar atë golin e shënuar në minutat e fundit të Xherdan Shaqirit kundër Serbisë.

Mohamed Salah shënoi sonte në minutën e 93-të te ndeshjes gol pasi mori një asist përfekt nga portieri i Liverpoolit, Alisson Becker. Salah u gjend përballë portierit të United duke shënuar një gol pothuajse identik sikurse bëri Shaqiri kundër portierit të Serbisë. Dallimi qëndron këtu se megjithatë Shaqiri topin e kishte marrë nga mesfushori serb Gavranovic që mbron ngjyrat e kombëtares se Zvicrës dhe kishte shënuar në minutën e 91-të për epërsinë 2-1 të Zvicrës. Kujtojmë se Salah dhe Shaqiri tani luajnë në të njëjtën skuadër, Liverpool. Shaqiri nuk u paraqit sonte për Liverpoolin, madje nuk ishte as në bankë rezervë, por vitin e kaluar Shaqiri ishte lojtari që ia fitoi ndeshjen Liverpoolit kundër Manchester United, pasi që nga banka kishte ardhur dhe kishte shënuar për skuadrën e Reds.