PSG-ja do të luajë ditën e nesërme ndaj skuadrës nga divizioni i 6-të, Linas-Montlheri, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës.
Ka nga ata që kanë marrë pushimet, por jo për të shkuar në ndonjë vend të veçantë si Nejmar, Mbape apo Ikardi, por ka edhe nga ata që vazhdojnë stërvitjet për tu përgatitur për ndeshjen e e 5 janarit, ndaj modestëve të Linas-Montlheri. Pikërisht kjo e fundit do të sfidojë ditën e nesërme PSG-në, në Kupën e Frances, në 1/32. Skuadra në fjalë ndodhet në një fshat rreth 30 km larg kryeqytetit francez, aty ku nesër do të ketë një festë të madhe, pavarësisht rezultatit të arritur. Skuadra e cila drejtohet nga nipi i një antifashtisti i cili i shpëtoi regjimit të Musolinit, po përgatit ndeshjen më të mirë të jetës.
Gjithashtu shumë njerëz në Linas-Montlheri mbështesin PSG-në. Tekniku 52-vjeçar Stefan Kabreli, është nipi i Antonio Kabrelit, udhëheqës antifashist i cili mbërriti në Francë në vitet 1920, ku më vonë u bë një nga figurat kryesore të partisë komuniste. Stefani ka marrë licencën e trajnerit së bashku me ish-trajnerin parisien Lorent Blank, shkruan panorama sport. Menaxheri i një kompanie në këtë fshat, ishte ndër të parët tifozë ultras për këtë skuadër. Një tifoz i vërtetë i cili gjithashtu i vuri maces emrin Zlatan, për nder të Ibrës.
Presidenti i klubit, Mikael Bertanseti është në krye të Linas-Montlheri dhe ka një buxhet prej 225 mijë euro. Rreth dy ditë nga pagat e Nejmar. I njëjti person ka në pronësi edhe stadiumin, në të cilin deri tani janë shitur rreth 15 mijë bileta, me çmime nga 10 deri 20 euro. Politika e klubit ka qenë që të jenë të hapur për këdo. Në veçanti për lagjet e afërta në zonë të cilat kanë nxjerrë edhe një talent. Pikërisht sulmuesi Ndombele i cili kaloi nga Lioni te Totenhemi për 60 milionë euro në verë, duke i sjellë 300 mijë euro Linas-Montlheri.
Për ndeshjen e nesërme rreth 3 mijë shalle janë të gatshme, për të shoqëruar së bashku me brohoritje ekipin vendas, duke sakrifikuar kështu gjithçka për tu përballur sa më mirë me lojtarët që zakonisht i shikojnë vetëm në TV, ose nga shkallët e stadiumit. Padyshim do të jetë një ndeshje e veçantë për Johan Roka, kapitenin 33-vjeçar, i cili është stërvitur me PSG-në, apo edhe për Idrisa Kanute, i cili shkon shpesh në “Parc de Prince”.
Gjithashtu një ndeshje e veçantë do të jetë edhe për lojtarin tjetër, Medi Batili, i cili nga një hidraulik, tashmë ka mundësinë të luajë ndaj skuadrës më të madhe franceze. E paharruar do të jetë edhe për mesfushorin Amin Mejri, i cili punon si farmacist, por ditën e nesërme do të kërkojë fitoren ndaj PSG-së.