Carlos Henrique Kaiser e njohin në Brazil si futbollisti që nuk dëshironte të luante futboll, një s ulmues fals. Dëshira e Carlos ishte që të fitonte para nga futbolli por jo të kontribonte për të. Historia e tij është e thjeshtë, 24 vite karrierë, 0 minuta në fushë, e për rrjedhojë asnjë gol apo asist. Si është e mundur? Edhe kjo e thjeshtë për tu kuptuar. Kaiser kishte shumë miq futbollistë dhe menaxherë të cilët e promovonin si një talent të së ardhmes. Në këtë mënyrë klubet shyeheshin të nënshkruanin me të fal reklamës që i bëhëj. Plot 9 klube nënshkruan me të për 24 vit, por asnjëherë nuk zbriti në fushë, me justifikimin se ishte d ëmtuar në stërvitjen e fundit.E vetmja herë që ka qenë afër për tu futur në lojë, ishte kur pronari i klubit Brazilian, Vasko de Gama ka kërkuar personalisht që me çdo kusht të futet në lojë.
Gjatë nxehmjes para ndeshjes Kaiser duke mos parë rrugë dalje ka pro vokuar tifozët kundërshtar e më pas i ka gju ajtur me top. Momenti u pikas nga arbitri që më pas e largoi me karton të kuq pa nisur takimi. Kur e ka pyetur pronari i ekipit se përse reagoi ashtu ai iu është përgjigjur se tifozët ia kanë of enduar babanë e dytë, e që në këtë rast ishte pronari i klubit. Kjo bëri që pronari t’ia zgjatë kontratën edhe për 6 muaj të tjerë. Dhe kështu Carlos Henrique Kaiser, sot 56 vjeç, hyri në histori si sul muesi që “mahniti” botën e futbollit me ma shtrimet e tij./Kosovari.net