Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala hoqi dorë ditën e sotme nga nënshtetësia shqiptare, për të marrë atë gjermane. Në një intervistë për ‘’Panorama Sport’’, 44-vjeçari, i cili jeton prej më shumë se 2 dekada në Gjermani ka sqaruar gjithçka që e çoi në këtë vendim.
“Si futbollist kam luajtur duke qenë vetëm me pasaportë shqiptare. Tashmë jam i detyruar për shkak të impenjimeve të mia në jetë dhe biznes, të heqe dorë dhe të marrë pasaportën gjermane. Kështu e ka ligji këtu në Gjermani dhe nuk kam se çfarë të bëj. Kur të bëhet ndryshimi i ligjit, që mendohet pas dy-tre viteve, ku i jepet mundësia shtetësave gjermanë për të mbajtur dy nënshtetësi, atëherë do të aplikoj sërish për të rimarrë pasaportën shqiptare. Kjo është e gjitha, çdo aludim që mund të bëhet për këtë, është i tepërt”, është shprehur Lala.