Dashi: Hëna e kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë, sidomos ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte. Jo vetëm që do të jeni në humor të mirë, por me siguri që nuk do të mungojnë surprizat e bukura dhe çastet fatlume. Do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Mërkuri gjithashtu do t’ju mbështesë në iniciativat tuaja të reja dhe në takimet me persona të rëndësishëm.

Demi: Përgjatë dy ditëve të para të javës do të jeni të favorizuar nga Hëna, edhe pse jo gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi. Gjithsesi, do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet e arritura, sidomos në aspektin profesional. Me Venusin dhe Hënën në anën tuaj ditën e shtunë dhe të diel, pritet që të kaloni një fundjavë shumë romantike në shoqërinë e partnerit, gjatë së cilës do të keni sy vetëm për njëri-tjetrin.

Binjakët: Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Do të viheni në provë, pasi Marsi dhe Venusi nuk do të ndikojnë për mirë. Do të keni zënka me partnerin, ndërsa kur bëhet fjalë për punën, do të keni vazhdimisht ndjesinë e lodhjes dhe do t’ju mungojë motivimi, sidomos të hënën dhe të martën. Zbuloni menjëherë cila është ajo gjë që ju bën të ndiheni më mirë, në mënyrë që t’i kaloni sa më lehtë këto ditë.

Gaforrja: Në fillim të javës do të keni fat, pasi Hëna do ta favorizojë shenjën tuaj. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë paksa të tensionuara, sidomos në sferën profesionale. Dikush mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Për fat, Venusin do ta keni aleat. Planeti i dashurisë do ta mbështesë lidhjen tuaj dhe do t’ju dhurojë emocione të bukura. Në fundjavë do të kaloni çaste të lumtura me partnerin.

Luani: Mërkuri në pozicion të pafavorshëm nuk do t’jua kursejë sikletet për këtë javë. Kur vjen fjala te puna, do t’ju duhet të prisni pak për të marrë rezultatet që donit. Falë Marsit në shenjë, do të dini t’i mbroni idetë tuaja, të tregoni se jeni njerëz me vlera dhe të provoni se keni të drejtë. Nga ky këndvështrim, pjesa e dytë e javës do të jetë më pozitive se e para. Ruajuni zënkave me partnerin në fundjavë.

Virgjëresha: Jo gjithçka do të ecë mirë në sferën e dashurisë gjatë këtyre ditëve. Venusi në pozicion të pafavorshëm do të nxitë zënkat mes jush dhe partnerit, duke e rënduar edhe problemin më të vogël. Bëni kujdes në fundjavë me mënyrën si shpreheni, pasi mund të krijoni keqkuptime. Vetëm në fundjavë do të mund të gjeni qetësi. Shfrytëzojini këto ditë për të qartësuar idetë dhe për të kuptuar nëse keni në krah njeriun e duhur për ju.

Peshorja: Të mërkurën, të enjten dhe të premten do t’ju duhet të duroni ndikimin e keq të Hënës në shenjën tuaj. Do të ndiheni nervozë përgjatë këtyre ditëve, pasi diçka mund të mos shkojë ashtu siç e kishit parashikuar. Bëni kujdes sidomos në punë. Mundohuni gjithashtu të mos tregoheni impulsivë në marrëdhënie me partnerin, sepse mund të thoni gjëra për të cilat të pendoheni më vonë. Fundjava do të jetë më e qetë.

Akrepi: Këto ditë mund të hasni vështirësi në marrëdhënie me të tjerët, sidomos për çështje të punës. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm do t’ju krijojë probleme në aspektin profesional. Për fat, kur vjen puna te ndjenjat, situata parashikohet të jetë më e mirë. Venusi do të ndikojë që mes jush dhe partnerit të ketë dashuri dhe mirëkuptim. Të shtunën dhe të dielën mund të ndiheni disi nervozë.

Shigjetari: Për shkak të Venusit në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, këto ditë do të përjetoni tension në jetën sentimentale. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe me raste mund të tregoheni agresivë. Bëni durim dhe dëgjoni çfarë ka për t’ju thënë. Për fat, gjatë ditëve në vazhdim pritet që situata të përmirësohet.

Bricjapi: Muaji janar do të mbyllet me sukses për të lindurit e shenjës suaj. Këtë javë mund të merrni një lajm të mirë që e prisni prej kohësh. Ditët më me fat do të jenë e hëna dhe e marta. Dashuria do t’ju buzëqeshë dhe do të përjetoni emocione të bukura. Ka ardhur koha që ju dhe partneri ta çoni një hap më tej lidhjen tuaj dhe të bëni plane për të ardhmen. Fundjava do të jetë emocionuese.

Ujori: Do të vazhdojë për ju një periudhë me të vërtetë pozitive. Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do të bëhet shkas që të përjetoni emocione të bukura. Aty nga mesi i javës do të merrni një lajm të mirë ose mund të ndodhë një ndryshim i papritur i situatës. Në fundjavë, gjendja në familje mund të jetë disi e tensionuar. Tregohuni të vëmendshëm edhe ndaj nevojave të partnerit. Me raste, duhet të bëni kompromise.

Peshqit: Lidhja me partnerin do të shkojë më së miri, pasi Venusi në shenjën tuaj do t’ju dhurojë pasion dhe ëmbëlsi. Planeti i dashurisë premton se do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort. Edhe për beqarët parashikohen takime që do t’ju lënë mbresa të pashlyeshme. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të paharrueshme, pasi Hëna në shenjën tuaj do t’ju bëjë të jeni të parezistueshëm dhe të gatshëm për arritje të reja./Living