Dashi: Kjo do të jetë një javë me fat për të lindurit e kësaj shenje. Mërkuri dhe Marsi ju favorizojnë. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta dhe do të keni energjinë e nevojshme për të përballuar gjithçka. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të mbara, sepse Hënën do ta keni në anën tuaj. Të mërkurën dhe të enjten do të ndiheni paksa nervozë. Me ndihmën e Venusit gjithçka do të ecë mirë në dashuri. Demi: Gjatë këtyre ditëve do të jeni të favorizuar në fushën e ndjenjave. Venusi do t’i japë lidhjes suaj atë shkëndijën që do ta bëjë më të fortë. Bëni kujdes në aspektin profesional, sepse diçka mund të mos shkojë siç e prisni. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm rrezikon të bëhet shkak për mosmarrëveshje në vendin tuaj të punës. Në fundjavë mund të ndiheni nervozë falë ndikimit të Hënës. Binjakët: Fillimi i javës do të jetë paksa i vështirë. Si Marsi dhe Hëna nuk do të jenë në anën tuaj. Mund të ndiheni të lodhur fizikisht edhe mendërisht. Venusi do të jetë i vendosur në pozicion të pafavorshëm, duke krijuar kësisoj tensione në lidhjen tuaj. Për fat, Mërkuri do t’ju ndihmojë që t’ju ecë fati në marrëdhënien me një person.

Gaforrja: Me ndihmën e Mërkurit dhe të Venusit do të ndiheni më të lehtësuar nga një barrë e rëndë. Një miku juaj do t’ju vijë në ndihmë. Lëreni mënjanë krenarinë dhe lejojini atij që t’ju rrijë pranë. Kjo do të jetë një prani shumë e dëshiruar, sidomos aty nga mesi i javës, pasi Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë të ndiheni sentimentalë. Luani: Mërkurin do ta keni kundër dhe kjo do të reflektohet sidomos në vendin tuaj të punës dhe në marrëdhënie me kolegët dhe eprorët. Mos u shqetësoni, sepse Marsi gjithsesi do t’ju ndihmojë, duke ju dhuruar të gjithë forcën e nevojshme që të mos mposhteni. Në fundjavë do të ndiheni nervozë, sepse Hëna nuk ju favorizon. Ndokush mund të ketë konflikte me partnerin. Mbase një darkë romantike do të ishte zgjidhja e problemeve tuaja në këto momente.

Virgjëresha: Ndikimi i keq i Venusit do të vazhdojë të ndihet edhe gjatë këtyre ditëve. Do të hasni vështirësi në komunikim me partnerin dhe marrëdhënia juaj do të ndërlikohet, pavarësisht se keni bërë të pamundurën për t’i shmangur mosmarrëveshjet. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të vështira. Për fat, të mërkurën dhe të enjten situata do të përmirësohet. Peshorja: Do të merrni gjatë këtyre ditëve shumë kënaqësi. Mërkuri i vendosur në pozicion të favorshëm do të ndikojë që të përjetoni çaste gëzimi dhe të ndiheni të stimuluar. Edhe në marrëdhënie me të tjerët do të ndiheni plotësisht vetvetja. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat, sepse Hënën do ta keni aleate. Aty nga mesi i javës mund t’ju dalë ndonjë e papritur.

Akrepi: Edhe gjatë kësaj jave do të gëzoni mbështetjen e Venusit. Planeti i dashurisë do t’ju dhurojë emocione të shumta, qofshi beqar apo i lidhur. Më pak të favorizuar do të jeni në aspektin profesional. Mërkuri do të ndikojë që të krijohen situata të pafavorshme në ambientin tuaj të punës. Bëni kujdes sidomos të hënën dhe të martën. Për fat, gjatë ditëve në vazhdim situata do të marrë për mirë. Shigjetari: Java do të fillojë e mbarë, pasi Hëna do t’ju mbështesë. Pritet që të merrni lajme të mira në lidhje me punën. Në sferën sentimentale do të hasni vështirësi, pasi Venusi nuk ju favorizon dhe do t’ju krijojë tensione me partnerin. Shfrytëzoni fundjavën që të kaloni më shumë kohë bashkë. Dhe siç thuhet, dashuria kapërcen çdolloj vështirësie. Marsi në shenjë ju dhuron shumë energji. Bricjapi: Janari do të vazhdojë të jetë një muaj me fat për të lindurit e kësaj shenje. Keni ndërmarrë një udhëtim të ri dhe me mbështetjen e planetëve suksesi do të jetë i garantuar. Edhe në sferën e ndjenjave do të keni surpriza të bukura. Venusi do të ndikojë për mirë në lidhjet e hershme, kurse lidhjet që do të krijohen rishtazi pritet që dhe ato t’i rezistojnë kohës.

Ujori: Falë mbështetjes së Mërkurit do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Këtë javë mund të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh ose do të lini një takim që do të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj. Jeni gati që të hidheni në aventura të reja? Në fundjavë edhe Hënën do ta keni në shenjë dhe pritet që t’ju bëjnë surpriza të shumta. Sigurisht që nuk do të mungojë as pasioni. Peshqit: Falë mbështetjes së Venusit, këtë javë do të jeni më joshës se kurrë. Ëmbëlsia dhe ndjeshmëria juaj do të prekin thellë në zemër dikë. Ata që së fundmi kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, tani do të kenë mundësinë ta nisin gjithçka nga e para dhe të dashurojnë sërish. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me fat. Ditët me më pak fat do të jenë e hëna dhe e marta.