Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me heliopter, së bashku me të bijën e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe 7 persona të tjerë. Kobe la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është vetëm 6 muajshe. Miqtë e afërm pranë bashkëshortes së basketbollistit kanë treguar se Vanessa është e shkatërruar dhe qan gjatë gjithë kohës. Ajo po përpiqet të mbledhë veten dhe të bëhet e fortë për vajzat, megjithatë nuk po ia del dot.
Së fundmi, Vanessa ka ndërruar foton e profilit në llogarinë e saj në Instagram dhe na ka pikëlluar zemrat të gjithëve. Ajo ka vendosur një foto të bashkëshortit dhe të bijës, të cilët po përqafojnë njëri-tjetrin. Kobe dhe Vanessa u martuan në vitin 2001 dhe pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre, dashuria për njëri-tjetrin i mbajti gjithmonë bashkë duke përballuar çdo lëkundje.