Vitin që lamë pas, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, u bë kryefjala e mediave për lidhjen e tij të dashurisë. Ai u pa për dore me partneren, Egli Tako dhe që në momentin e zbulimit të lidhjes së tyre, s’kanë ngurruar të dalin hapur në publik. Gjatë intervistave, Olsi tregoi se Egli e mbështet në gjithçka, madje edhe në punën e tij.
Dyshja duket se ndan të njëjtat pasione, pasi pas Olsit, muzikës do t’i futet edhe e dashura e tij. Agjenti i “Thumb On” tregoi se Egli do t’i futet muzikës dhe do të publikojë këngën e saj të parë. Ajo po mundohet të gjejë strategjitë e duhura për të qenë sa më “in” në treg.