Zlatan Ibrahimovic u rikthye tek Milani në këtë merkato dimërore. Sulmuesi shtatlartë debutoi për herë të dytë me kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Sampdorias. Pritshmëritë ishin të mëdha , mirëpo suedezi nuk ia doli të linte gjurmë në këtë sfidë.
Tashmë, Zlatan ka nisur edhe të mendojë për disa këshilla ndaj trajnerit Stefano Pioli. Kështu, 38-vjeçari kërkon fillimisht ndryshimin e skemës. Sulmuesit i përshtatet më shumë skema 4-3-1-2 dhe së dyti kërkon të jetë partner në sulm me Leaon.
Ndërsa, me këtë vendosje Hakan Çalhanollu luan pas dy sulmuesve. Tashmë, mbetet nëse Pioli do të aplikojë skemën e preferuar të Ibrahimovic, ndërsa me këtë formacion nuk ka vend për sulmuesin Piotek, i cili tashmë duket thuajse i larguar.