Në Milano ishte dita e prezantimit të madh të Milanit.
Zlatan Ibrahimovic i rikthyer te kuqezinjtë u prezantua përpara për herë të dytë si lojtar i Milanit në moshën 38-vjeçare.
Entuziast dhe i gëzuar për këtë rikthim pas 7 vitesh e gjysmë, Zlatan foli me superlativa për kuqezinjtë edhe pse Milani ndodhet në një pozicion të vështirë në kampionat.
Ylli suedez preku shumë tema në fjalën e tij, teksa u premtoi tifozëve të Milanit se do të bëjë maksimumin për të nderuar këto ngjyra.
“Ronaldo? Është bukur që është në Itali, të shohim çfarë do ndodhë”, deklaroi Ibra.
“Derbi? Do jetë një ndeshje e bukur, janë gjithnjë të bukur derbit. Kam fituar këtu por edhe me Interin. Derbit janë specialë, por ky i Milanos është më i miri”, u shpreh Ibrahimovic.