Ava Max është një nga këngëtaret e reja shqiptare, më të famshme në botë. Ajo ka marrë famë përmes hiteve që ka realizuar. Ava jeton në SHBA, bashkë me prindërit e saj, ku janë zhvendosur qëkur këngëtarja ishte e vogël. Së fundmi Ava ka shpërndarë në Instagram, një mesazh motivues, për fansat e saj. Ajo tregon për kohën kur ikën nga Shqipëria, bashkë me prindërit, dhe gjërat e vetme që morën me vete, ishin rrobat e trupit.
“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse çdo gjë është grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në SHBA, me asgjë tjetër përveç rrobave që kishin veshur. Unë po jua them këtë sepse besoj se dhe ju mund të bëni gjithçka.”,- shkruan Ava.