Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një rajon të Indisë. Një dhi e lindur me një mutacion gjenetik, po adhurohet si i dërguari i Zotit në Tokë, pasi fytyra e saj e sheshtë dhe me sytë e çuditshëm bëjnë që ai t’i “përngjajë” disi njeriut.Kafsha e re, e cila ka sy dhe gojë në formë të njeriut, lindi kohët e fundit në fshatin Nimodia në periferi të Jaipur, Rajasthan.
Pronari i saj, Mukeshji Prajapap, postoi online një video të shkurtër të dhisë së zezë me një fytyrën e çuditshme brenda kasolles së saj në fillim të kësaj jave. Ndërkaq, mendohet se rezultati të jetë për shkak të një defekti kongjenital të rrallë të quajtur “Cyclopia”, i cili zakonisht bën që të formohet një sy i vetëm në ballë.Dhitë konsiderohen një kafshë e shenjtë në Indi, megjithëse Hinduizmi emërton lopën, majmunin, gjarprin, elefantin dhe tigrin midis pesë kafshëve të tij më të shenjta. Sidoqoftë, dhitë janë emëruar në një pjesë të teksteve fetare Vedas, Hindu, si një kafshë me rëndësi.