Christian Eriksen ka arritur marrëveshje për t’ju bashkuar Interit në janar, shkruan Sky Sport Italia dhe Interi e ka bërë ofertën e parë te Tottenhami është 10 milionë euro plus bonuset Kjo besohet se është oferta e parë e Nerazzurri por që mund të rritet, pasi që Spurs kërkojnë 20 milionë euro. Danezi do të jetë lojtar pa kontratë në qershor, kështu që Interi shpreson që ta merr atë më 15 milionë euro.
Sipas FCInterNews.it, agjenti Martin Schoots do të jetë nesër në Milano për të përparuar negociatat. Antonio Conte është duke kërkuar përforcime në mesfushë dhe Eriksen është zgjidhje e dytë, por pasi që Barcelona e ndërroi trajneri duke e zëvendësuar Ernesto Valverde te Quique Setien mbrëmë, Arturo Vidal nuk do të largohet nga Camp Nou. Leonardo Spinazzola do të arrijë në Milan për të kryer testet mjekësore nesër ku do të bëhet një Matteo Politano në Romë. Pas kësaj do ti vije radha Olivier Giroud që po ashtu ka gjashtë muaj kontratë me Chelsea.