Pas interesimit të Interit për Paul Pogba ka ardhur dhe përgjigja e drejtuesve të Manchester United.
Sipas “Mirror” drejtuesit e “Djajve” i kanë thënë homolgëve të tyre se janë të gatshëm ta shesin Pogban, por vetëm në qoftë se ata pranojnë që përveç parave në shkëmbim të mesfushorit francez të fusë në tratativa dhe Lautaro Martinez.
Pogba mund të bindej për të kaluar tek Interi, pasi aty do të jetë Conten, trajner që i dha besim të madh gjatë kohës që ishte te Juventusi.
Nga ana tjetër Marota do ta ketë shumë të vështirë të konkludojë këtë operacion, pasi kërkohet “ylli” i skuadrës, Lautaro Martinez nga klubi anglez.
Kujtojmë që përveç Interit për Pogban interesohet dhe Juventus.