Inter gati të bëjë goditjen e madhe në merkato, teksa sipas gjasave pas Lukakut do të afrojë një tjetër sulmues nga Premier League. Bëhet fjalë për Olivier Giroud. Sipas raportimeve të fundit nga “Sky”, thuhet se zikaltrit kanë gjetur marrëveshjen me Chelsean.

Ky ishte dhe ngërçi i vetëm, ku kishin ngelur bisedimet, pasi Inter kishte ofruar 4 milionë euro, ndërsa Blutë kërkonin 7-8 milionë euro për sulmuesin. Gjithsesi, gjithçka duket se është zgjidhur me dy klubet që kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Giroud do të firmosë me Interin një kontratë deri në verën e vitit 2022.