Më në fund gjithçka duket e kryer, Gabigol do të jetë përfundimisht një lojtar i Flamengos. Sipas raportimeve të fundit, Inter dhe Flamengo kanë arritur marrëveshjen totale mes tyre dhe tashmë po bëhen gati edhe dokumentet e fundit.
Inter do të përfitojë 18 milionë euro nga ky transferim, teksa do të mbajë edhe 20% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen. Kontrata e sulmuesit do të jetë deri në vitin 2024, ku do të ketë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.