Dalja në opozitë ka sjellë edhe vështirësi financiare për shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike.
Ata i janë drejtuar Gjykatës Administrative duke paditur Kuvendin.
Në kërkesat e siguruara nga tirananews.al, ata kërkojnë “detyrimin e Kuvendit te Shqiperise, te me paguaje perfitimet financiare te papaguara qe burojne nga legjislacioni per “Statusin e ‘Deputetit dhe qe lidhen me ushtrimin e funksionit si Deputet per periudhen korrik 2018 janar 2019”.
Dy ish-deputetët e fundit që i janë drejtuar gjykatës janë Endri Hasa, që sulmoi Ramën me vezë dhe Klevis Balliu. Por lista është e gjatë.
Ajo vijon me Valentina Duka, Dhurata Cupi (Tyli), Edmond Spaho, Andon Frrokaj, Orjola Pampuri, Lindita Metaliaj, Izmira Ulqinaku, Isuf Çelaj, Flamur Noka, Aldo Bumçi nadire Mecorapaj, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Albana Vokshi, Luciano Boçi.