Zemra e parë e butë robotike në botë është në zhvillim e cila mund të pastrojë listat e pritjes së transplantit NHS. “Zemra hibride” do të jetë e para e bërë ndonjëherë nga muskuj dhe sensorë artificial të butë dhe më pas e veshur me indet e njeriut të rritur në një laborator.
Një kirurg pionier Hollandez po punon në partneritet me Fondacionin Britanik të Zemrës për ta transplantuar atë tek personi i parë në 2028.Ekipi që qëndron pas tij pretendon se mund t’i japë fund nevojës për transplantime nga njerëz të vdekur dhe të shpëtojë mijëra që vdesin ndërsa ndodhen në listat e pritjes së dhuruesve të organeve në nivel global./GazetaTema