Personat që vuajnë nga virozat dhe gripi i zakonshëm nuk kanë oreks, por ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit imunitar. Disa ushqime nuk janë të mira për organizmin kur është duke kaluar një grip apo virozë . Drithërat e rafinuara si makaronat, orizi dhe produktet e tjera që përmbajnë drithëra të përpunuara nuk duhet të konsumohen nga personat me grip. Këto ushqime kanë nivel të lartë të glicemisë dhe rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Ëmbëlsirat, kafeja, akullore, pije të gazuara janë karbohidrate të rafinuar të cilat nxisin inflamacionin. Në vend të kafesë mund të përdorni çajra. Produkte të cilat nuk duhet kurrsesi ti konsumoni kur jeni me grip janë alkoli, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe suplementet.