Reperi Stresi gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tij.Së fundmi reperi ndodhet jashtë shtetit për t’u marrë me disa projekte muzikore, por ka treguar se nëna e tij i mungon shumë. Në rrjetin social Instgram ai ka treguar disa mesazhe që ka shkëmbyer me të.
Në to ai i shkruan së ëmës se në fund të muajit kthehet, ndërsa ajo i uron që Zoti ta ketë nën kujdes. Ky i fundit ka vijuar më tej: “A e din se jeta fillon duke e zgju, e dashuru, me fytyrën e nënës, çdo dashuri lind e përfundon aty.”.Stresi këtë postim e ka shoqëruar me një emoji të përlotur. Mesa duket ai është prekur shumë që nënën e ka larg.