Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ironizon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas një artikulli të publikuar në gazetën prestigjoze gjermane “Bild” ku thuhet se PD i ka paguar 675 mijë dollarët e lobimit rus për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Teksa shpërndan artikullin në fjalë, Fuga shkruan me ironi:
“Jo për gjë, por siç thotë Lulzim Basha “kur e shkruan Bild është e vertetë” Dhe tani Bild thotë se Basha përdori 675 mijë euro kundër integrimit të Shqiperisë”

Më tej Fuga shkruan:
“Ndryshe nga Lulzim Basha që përdori artikullin e Bild për të tentuar rrëzimin me dhunë të qeverisë legjitime, PD do e rrëzonte me votë liderin që fle, po t’i jepej mundësia e zgjedhjes. Sidomos pas artikujve të Bild e Times që thanë haptas të vërtetën që Luli tenton të fshehë”
“Në 2019 Lulzim Basha tentoi të digjte Shqipërinë duke u justifikuar me artikujt e Bild. Por 2020 filloi me faktet e Bild qe bien mbi Lulin dhe PD, te cilet paguajten mbi gjysem milione euro kunder integrimit te Shqiperise”. Artikulli i plotë: https://lexo.com.al/gazeta-gjermane-bild-lulzim-basha-mori-675-mije-euro-nga-lobi-rus-per-ti-perdorur-kunder-integrimit-te-shqiperise-ne-be/