Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo me emisionet e tyre të pasdites janë kthyer në moderatoret më të dashura për publikun, por edhe konkurrente për shikueshmërinë.
Megjithatë si kurrë më parë ditën e sotme dy moderatoret janë shfaqur të veshura njësoj.
Si Rudina, edhe Bieta u shfaqën të veshura me të njëjtin model fustani, por me ngjyra të ndryshme.
Madje dy moderatoret kishin përdorur edhe të njëjtat këpucë.
Fustani i Rudinës është ngjyrë ulliri ndërsa i Bietës ngjyrë bezhë.