Jonida Maliqi është një ndër personazhet më të komentuar shqiptar. Një prej gjërave që është komentuar ka qënë dhe lidhja e saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, edhe pse ajo vetë nuk e pranoi.
Këtë të shtunë Jonida ishte e ftuar në “Shiko kush luan” ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe u pyet për jetën e saj private.
Në lojën “Ndaje ose haje” ajo u pyet: “Si është e vërteta për këtë lidhjen e shumë përfolur? A je single a je me atë? Të vërtetën ose tortën.”
Jonida zgjodhi që të përgjigjej duke u shprehur se tashmë është single./TCH