Artistë shqiptarë me karrierë të sukseshme në Itali e artistë italianë janë bashkuar këtë të shtunë në Romë në një koncert solidariteti të titulluar “Artistë për Shqipërinë” , në ndihmë të banorëve të zonave të dëm tuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në sallën akademike të Institutit papal të muzikës së shenjtë fetare në sheshin historik të Romës antike Sheshi Navona këngëtarët shqiptarë si Elsa Lila me kuartetin e saj, Hersi Matmuja e Iliria Trio, mezzosoprano Irida Dragoni, soprano Flavia Matmuja, pianistja Kozeta Prifti, soprano Ana Lushi, e artistët italiane tenori Angelo Forte, baritoni Piero Terranova, e soprano Elena Lo Forte e Bianca D Amore performuan arie të muzikës së Mozartit, Verdit, Vivaldit e të kompozitorëve shqiptarë si Simon Gjoni, Prenk Jakova etj