Juventus ka filluar të planifikojë përforcimet e ardhshme. Bardhezinjtë janë në kërkim të talentëve të rinj dhe pas arritjes së marrëveshjes me Parmën për transferimin e Dejan Kulusevskit, skuadra kampione është në kërkim të një tjetër potenciali të madh.
“Goal Italia” raporton se mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, është objektiv i madh i Juventusit për merkaton e verës. Tonali konsiderohet si “Pirlo i ardhshëm” në futbollin italian. Brescia kërkon 50 milionë euro për shitjen e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.