Conor McGregor, në një intervistë për ESPN, ka deklaruar se për rikthimin e tij në kafaz ka hequr dorë nga alkoli. Irlandezi tha se gjatë përgatitjeve për duelin ndaj Donald Cerrone në eventin UFC-246 (18 janar, në Las Vegas), nuk ka pirë aspak whiskey, përfshi edhe atë “Proper 12” që prodhohet nga vetë ai.
“Para duelit me Khabib kam pirë gjatë gjithë kohës, madje edhe javën e duelit. Ndërsa tani jo, nuk kam pirë aspak gjatë kohëve të fundit që jam përgatitur për këtë rikthim në kafaz. Kam 4 muaj që nuk kam vënë alkol në gojë”, tha McGregor.
“Arsyeja se përse mora këtë vendim është se kam vënë si përparësi karrierën time, rikthimin e suksesshëm në kafaz dhe rikthimin kampion. Unë do ta fitoj këtë sfidë dhe shumë të tjera. Pasi ta mund Cerrone do të festoj duke pirë për 3 ditë me radhë dhe më pas do t’i rikthehem stërvitjes”, u shpreh Conor McGregor.mc