Ish-futbollisti i njohur i Juventusit dhe Italisë në vitet ‘2000 Mauro Kamoranezi është emëruar trajneri i skuadrës sllovene Tabor Sezana.
43-vjeçari është konfirmuar në këtë detyrë nga vetë klubi i kampionatit slloven.
Kjo është skuadra e katërt në përvojën e tij si trajner të italo-argjentinasit.
Kamoranezi u i njohur me Juventusin në vitet 2002-2010 si dhe me Italinë duke fituar 2 kampionate italiane dhe Kupën e Botës me “të kaltrit” në vitin 2006.