Me këtë kartolinë të bukur festive, pranë pemës dhe me vajzën e madhe dhe bashkëshortin pranë, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila është në pritje të ëmbël, ka uruar Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët.
“Nga ne të katërt për Ju të gjithë ❤”, shkruan ministrja Spiropali në një postim në Facebook, në një foto ku bashkëshorti i ka vendosur dorën tek barku dhe vajza e ulur mes të dyve puth mamin e cila do i sjellë në jetë një vëlla.
Ministrja e ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret pak kohë më parë në një intervistë televizive kur u shpreh:
“Ne jemi të lumtur që është një fëmijë, fëmijët janë bekime por bashkëshorti im donte një vajzë. Unë po shpresoj që djalin ta kem timin. Kam neps për gjëra të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave. Djali do të jetë si unë, i kripës dhe i piperit jo i të ëmblave. Nuk kam qenë në çerdhe apo kopësht, unë jam rritur me gjyshërit”, është shprehur Elisa Spiropali.