Ndonjëherë, kur një marrëdhënie mbaron, disa presin që gjërat një ditë të përmirësohen dhe ata të rikthehen me personin që duan. Megjithatë ka edhe nga a ata, që për asnjë lloj arsyeje nuk mendojnë të kthehen pranë dikujt që iu ka thyer zemrën. Ja cilave shenja astrologjike iu përkasin. Dashi. Personat e kësaj shenje nuk kanë aspak kohë për të humbur. Kur një person i tradhton ose kur debatojnë aq shumë saqë vendosin të ndahen, ata jo vetëm që nuk rikthehen më kurrë, por kërkojnë menjëherë një tjetër. Akrepi. Ndryshe nga dashët, personat e kësaj shenje jepen me trup e me shpirt në një lidhje. Kur gjithçka mbaron ata lëndohen shumë dhe nuk duan që t’iu rikthehet sërish dhimbja. Ata jo vetëm që nuk rikthehen me ish-in, por i bëjnë edhe “block” nëpër rrjetet sociale.
Bricjapi. Personat e kësaj shenje dinë se çfarë duan në jetë dhe mbi të gjitha dinë si t’ia arrijnë qëllimit. Ashti siç kërkojnë që një marrëdhënie të jetë e qartë dhe e pastër, të njëjtën gjë duan edhe për ndarjen. Kur diçka mbaron për ta është e përhershme. Luani. Duke qenë kokëfortë dhe krenarë, kur personat e kësaj shenje marrin një vendim, asgjë nuk i bën të ndryshojnë mendje. Pas një ndarjeje ata madje sillen sikur nuk ua ndjen për përfundimin e marrëdhënies, madje publikojnë edhe foto të bukura dhe tregojnë se ndihen mirë. Tentativat që mund të bëjë ish partneri për t’u bashkuar, ata i injorojnë plotësisht. /A.S-Dritare.net