Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta i bëjnë flokët të ashpër dhe të duken të pajetë. Prandaj duhet treguar një kujdes i madh për ta edhe gjatë stinës së ftohtë. Kush më mirë se parukierja e VIP-ave, Lisa Laudat mund t’ju japë disa këshilla të vlefshme për kujdesin ndaj flokëve? Këto janë këshillat e Laudat nëse doni që flokët tuaj të duken edhe në dimër, po aq bukur sa në verë.
Ju duhet një furçë dhëmbësh- Hidhni pak llakë flokësh në një furçë dhëmbësh dhe ta kalojeni sipër flokëve. Kjo do t’i bëjë ata të duken më të shëndetshëm, më të rregullt dhe nuk do të dridhen lehtësisht siç ndodh zakonsiht në dimër. Mos i thani me peshqir, përdorni një bluzë në vend të tij- Pasi i keni larë, në vend të peshqirit do të ishte më mirë të përdornit një bluzë pambuku për t`i tharë flokët. Peshqiri është shumë i ashpër për flokët tuaj, ndërsa bluza e pambukut është e butë dhe është një zgjidhje më e mirë gjatë stinës së ftohtë. Hidratohuni- Ashtu si gjatë verës, edhe gjatë dimrit duhet të konsumojmë shumë ujë, në mënyrë që lëkura dhe flokët tanë të duken dhe të jenë më të shëndetshëm. Kujdes me krehjen e tepërt- Nëse i krihni shpesh mund t’i këpusni ose t’i ndani majat e flokëve më dysh, kështu që sa më rrallë t’i krihni, aq më mirë.
Shmangni larjen e përditshme- Flokët kanë tendencën të bëhen më shpejt për t’u larë në dimër, por larja e shpeshtë i dëmton ata. Përdorni shampo të thata, në vend të larjes së përditshme. Kujdesuni për majat e flokëve- Majat e flokëve duken edhe më të thata gjatë dimrit, prandaj duhet të kujdeseni shumë për to. Majat e ndara nuk duken aspak bukur, prandaj përdorni një balsam ose serum në mënyrë që të jenë të kuruara. Mbani një kapele- Kur flokët nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, mjafton të vendosni një kapele. Ajo i mbron flokët gjithashtu edhe nga shumë elementë të dëmshëm.