Dy ditë më parë, një aksident fatal me helikopter i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë. Helikopteri qarkulloi për 15 minuta në mjegull, duke marrë flakë në ajër dhe duke u rrëzuar në Kaliforni. Kobe la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është 6 muajshe. Megjithëse basketbollisti udhëtonte shpesh me helikopter, sipas burimeve për “People”, ai nuk fluturonte kurrë me bashkëshorten e tij. Kjo sepse çifti kishte rënë dakord të mos fluturonin kurrë bashkë në helikopter.

Bryant e përdore helikopterin si zgjidhjen më të mirë të vonesave të tij në trafik, duke mundur të kalonte edhe më shumë kohë me familjen e tij. Basketbollisti hoqi dorë nga basketbolli për t’iu përkushtuar familjes, të cilën nuk mundi ta shijonte. E vetmja arsye që ai iu kthye basketbollit si trajner ishte e bija e tij, Gianna, e cila ndante të njëjtin pasion me të atin.